La vita e come un fiume che corre e corre e non ferma mai

Ishte vjeshte e vitit 90′.N’qiellin e nxim Shqiptar qe s’kish pa drite dielli per 50 vjet, nji rreze lirie kishte fillue te depertonte kete mjegull te zez’ qe na mbante te humbun mu ne zemer te Europes, a thue se ne i perkisnim nji galaktike tjeter.Nadje heret, ne mjesin e 1 Dhetorit 1990, u cova prej gjumit tue la faqet me lot’t mi.Kisha vendose me u largue prej asaj humnere qe po merrte me vete jete njerzish te pafajshem, qe per gjysem-shekulli me radhe bisha e kuqe komuniste e kishte kthye vendin e shqiponjave ne nji vend terrori, gjakut e urijet.E dija se ikja nuk do te ishte nji kange qe do kendohej nder gezime, por nji plage qe do hapej n’zemren time.N’ ate kohe ikja ishte nji anderr dhe realizimi i saj ishte arritja ma e madhe.Sic u rrokullisin ngjarjen une isha thjesht nji fillestar atyne ikjeve qe ma vone do te ktheheshin ne eksod.
This entry was posted in Books. Bookmark the permalink.

Leave a comment